UBT News

Aston Villa e dëshiron yllin e Real Madridit

Aston Villa besohet se po përgatit një lëvizje në merkaton verore për yllin e Real Madridit, Marco Asensio, pavarësisht se sulmuesi dëshiron të qëndrojë në Spanjë.

Skuadra e Unai Emery po kalon një sezon të mirë që prej se trajneri spanjoll zëvendësoi Steven Gerrard vitin e kaluar, dhe pritet që ta përforcojë skuadrën gjatë kësaj vere.

Aston Villa dëshiron të nënshkruajë me Asension këtë verë, dhe do t’i ofrojë atij një kontratë tejet të mirë për ta bindur atë që të largohet nga kampioni evropian, bënë të ditur “The Athletic”.

Me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit, Villa thuhet se po monitoron nga afër situatën pasi Emery dëshiron të përforcojë opsionet e tij të sulmit, duke besuar se Asensio do të përmirësojë ekipin e tij.

Për më tepër, drejtori i ardhshëm sportiv, Mateu Alemany është dakord me transferimin e Asensios ndërsa përgatitet të lërë rolin e tij me Barcelonën në fillim të korrikut.

Exit mobile version