UBT News

Aston Villa afër marrëveshjes me drejtorin sportiv të Barcelonës

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany do të largohet nga klubi më 30 qershor, dhe ta fillojë një projekt të ri profesional.

Pavarësisht se kishte kontratë deri në vitin 2024, Alemany ka vendosur që të largohet nga Barcelona, por që do të kompletojë merkaton verore me klubin.

Tani, gazetari i njohur, Fabrizio Romano bëri të ditur që skuadra e Aston Villas ka bërë një propozim formal drejt Alemanys për të filluar një projekt të ri, dhe për të punuar bashkë me trajnerin Unai Emery.

Po ashtu, raportohet se Alemany është i gatshëm që të pranojë ofertën e Aston Villas, ku po diskutohen detajet finale të marrëveshjes.

Alemany i komunikoi dje vendimin Joan Laportas për tu larguar nga Barcelona, pasi që është i joshur nga ideja e fillimit të një kapitulli të ri në Premier Ligë.

Marrëveshja mes Aston Villas dhe Alemanyt është arritur mbrëmë, ku ky i fundit do të ketë fuqi mbi vendimet në klub.

Exit mobile version