Basketbollistja kosovare Astera Tuhina përmbylli sezonin e rregullt në NCAA me Oregon Ducks, duke u nderuar në ceremoninë Senior Day.
Në ndeshjen e fundit ndaj Washington Huskies, Tuhina kontribuoi me një treshe të rëndësishme, edhe pse Ducks humbën 70-69. Pas sezonit të rregullt, Oregon do të garojë në Big Ten Women’s Basketball Tournament kundër Purdue Boilermakers.
Astera është pjesë e Kosovës A, ka kaluar edhe përmes grupeve të moshave dhe konsiderohet një lojtare me të ardhme të ndritur. Në vitin 2022, ajo përfaqësoi Kosovën në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, duke hyrë në Top 5 të kampionatit.
Ky sezon për Tuhinën shënon një kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj universitare në SHBA, duke përfaqësuar me dinjitet jo vetëm Oregonin, por edhe Kosovën në një nga konferencat më të forta të basketbollit universitar amerikan.
