Themeluesit të faqes WikiLeaks, Julian Assange, i është dhënë leje për ta apeluar vendimin që mundëson ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara, vendosi Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe të hënën.
Në dhjetor të vitit të kaluar, një gjykatë në Londër ka përmbysur vendimin e një gjykate më të ulët që pamundësonte dërgimin e Assange-it në Shtetet e Bashkuara, me arsyetimin e rrezikut të vetëvrasjes.
Autoritetet amerikane e kanë akuzuar 50-vjeçarin sipas Aktit të Spiunazhit për rolin e tij në publikimin e mijëra dokumenteve ushtarake dhe diplomatike në vitin 2010. Nëse shpallet fajtor, Assange do të dënohet më 175 vjet burgim./UBTNews