Për herë të dytë që nga fillimi i pandemisë, Portugalia nuk ka regjistruar asnjë rast të vdekjes nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Masat e rrepta që janë vendosur në mes të janarit, gradualisht po lehtësohen, dhe kjo ka ndihmuar në uljen e infeksionit, duke bërë që Portugalia të ketë nivelin më të ulët të infeksionit në BE.
Kryeministri Antonio Costa thotë se nëse gjithçka shkon mirë, atëherë Portugalia do të jetë pranë hapjes./UBTNews