UBT News

Asnjë i vdekur sot nga COVID-19 në Shqipëri, konfirmohen 134 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë informon se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Sipas njoftimit të MSH-së, në 24 orët e fundit janë regjistruar 134 raste të reja me COVID-19. Rastet e reja janë nga këto qytete: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga një rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

Në Shqipëri janë shëruar edhe 100 pacientë./UBTNews

Exit mobile version