UBT News

Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Suedi

Janë gjetur të vdekur të gjithë personat – nëntë , që ndodheshin në aeroplanin e rrëzuar afër qytetit Orebro të Suedisë, bëri të ditur policia e këtij shtetit.

“Është një aksident shumë i rëndë. Të gjithë që ndodheshin brenda aeroplanit kanë vdekur”, thuhet në uebfaqen e policisë suedeze, shkruan Reuters.

Autoritetet thanë se në aeroplanin e vogël, të tipit DHC-2 Turbo Beaver, ndodheshin tetë parashutistë dhe një pilot. Aeroplani u rrëzua afër pistës në aeroportin e qytetit Orebro pak kohë pas ngritjes në qiell. Pas rrëzimit, aeroplani u kaplua nga zjarri.

Për këtë tragjedi u deklarua Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven. “Me pikëllim dhe dhimbje të madhe e mora informatën tragjike për rrëzimin e aeroplanit në Orebro. Mendimet e mia janë me viktimat, familjet dhe të dashurit e tyre në këtë kohë të vështirë”, tha ai.

Exit mobile version