Cristiano Ronaldo nuk është në ditët e tij më të mira. Veç faktit se nuk ka arritur të shënojë ansjë gol, sulmuesi portugez ka humbur edhe një penallti në pjesën shtesë të ndeshjes kundër Sllovenisë. Ndeshja u mbyll në rezultatin 0-0, dhe tashmë sapo ka nisur pjesa e dytë e shtesës.
Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot pasi Jan Oblak i priti penalltinë në kohën shtesë.
Portugalia u kualifikua pas goditjes së penalltive me rezultatin 3-0 dhe ishte Ronaldo ai që gjuajti i pari duke i hapur kështu rrugë kualifikimit të kombëtares portugeze në çerekfinale, ku do përballen me Francën.
Lojatari i ndeshjes u shpall portieri portugez Diogo Costa, i cili ka pritur tri penallti rresht për të dërguar Portugalinë në çerekfinale të Euro 2024./UBTNews/