Nëse dita e mirë shihet që në mëngjes, sezoni i Bayern Munchen me në krye trajnerin Julian Nagelsmann, rrezikon të jetë dështim.
Deri tani, në të gjitha miqësoret që ka luajtur ekipi bavarez, nuk ka arritur ende të fitojë, me humbjen e fundit ndaj Napolit me rezultatin 3-0.
Në ndeshjet e tjera, Bayern ka humbur ndaj Koln, ka barazuar 2-2 ndaj Ajax dhe ka humbur 2-0 ndaj Monchengladbach.
Që tani, pa nisur ndeshjet zyrtare, tifozët kërkojnë largimin e ish-trajnerit të Leipzig dhe Hoffenheim. Në rrjetet sociale ka nisur të përdoret “hashtag”-u #NagelsmannOut.