Asnjë skuadër italiane nuk do të jetë në fazën çerekfinale të Champions League. Juventusi është ekipi i fundit që i ka dhënë lamtumirën kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.
Pas barazimin 1-1 në Spanjë, skuadra e Allegri-t u shkërmoq brenda 13 minutash në Itali nga Villarreali, të cilët i shënuan 3 gola në fundin e ndeshjes duke i eliminuar.
Ndërkohë, Chelsea është skuadra e fundit që siguron biletën e çerekfinaleve pasi fitoi edhe takimin e dytë ndaj Lilles në transfertë me rezultatin 1-2, ndërsa kishte fituar në Londër 2-0.