UBT News

Asllani titullar ndaj Salernitanas

Sot me fillim nga ora 17:00 stadiumi “Arechi” do të jetë nikoqir i përballjes mes Salernitanas dhe Interit, ndeshje kjo e cila e hap xhiron e 29-të në Serie A.

“Nerazzurët” shihen si favorit për fitore, duke marrë parasysh se hynë në këtë ndeshje pas tre humbjeve radhazi kundër Fiorentinas, Juventusit dhe Spezias.

Ndërkaq, Salernitana ka bilanc më pozitiv të rezultateve, ku në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar një fitore dhe katër barazime radhazi.

Momentalisht, Interi zë vendin e katërt me 50 pikë të arkëtuara, krahas Salernitanas që renditet në pozitën e 15 me 28 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Salernitanan nuk do të paraqiten Crnigoj, Maggiore dhe Mazzocchi, kurse te Interi mungojnë Calhanoglu, D’Ambrosio, Dalbert dhe Skriniar.

Tanimë Simone Inzaghi ka vendosur për formacionin zyrtar të ndeshjes, ku pjesë e tij është edhe ylli shqiptar, Kristjan Asllani.

Formacioni zyrtar i Interit:

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Gosens; Lukaku, Correa

Exit mobile version