UBT News

​Asllani refuzon tjetër klub

MILAN, ITALY - OCTOBER 29: Kristjan Asllani of FC Internazionale controls the ball during the Serie A match between FC Internazionale and UC Sampdoria at Stadio Giuseppe Meazza on October 29, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Sportinfoto/DeFodi Images via Getty Images)

Kristjan Asllani nuk ka pranuar interesimin e Sassuolos, duke mbetur i vendosur për të marrë në konsideratë vetëm destinacione të nivelit të lartë në Serie A, me pjesëmarrje në garat evropiane. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mesfushori shqiptar ka treguar qëndrim të palëkundur në këtë drejtim.

22-vjeçari, i cili u aktivizua si titullar vetëm për shkak të mungesave në miqësoren ndaj ekipit U23, nuk i ka dhënë Sassuolos asnjë hapësirë për negociata. Ai shpreson ende për një marrëveshje me Bolognan ose Fiorentinën.

Asllani më herët ka refuzuar edhe një ofertë prej 15 milionë eurosh nga Real Betis, ndërsa Interi nuk pranon marrëveshje huazimi, transferimi do të duhet të jetë i përhershëm.

Në listën e largimeve të zikaltërve është edhe Tomas Palacios. Mbrojtësi argjentinas, që mbërriti vitin e kaluar nga Independiente Rivadavia dhe në janar u huazua te Monza, është shumë pranë një kalimi në huazim te Basel.

Exit mobile version