UBT News

Asllani: Nuk largohem nga Interi

Kristjan Asllani e ka përsëritur disa herë se dëshiron të qëndrojë në Inter. Që prej se iu bashkua gjigantit italian, mesfushori ka qenë i qartë për të ardhmen e tij, duke mos lënë vend për interpretime.

Edhe për mundësinë e largimit në formë huazimi, shqiptari mbylli menjëherë derën, duke shpjeguar edhe arsyen:

“Këtë vit jam rritur shumë dhe kam mësuar shumë nga Brozovic dhe Calhanoglu. Nuk ka asnjë mundësi që të argohem nga Interi “, ka thënë Asllani pas fitores së Shqipërisë ndaj Moldavisë me rezultat 2-0.

Pra, pavarësisht minutave të paktë që pati sezonin e kaluar, Asllani do të jetë në skuadrën e Inzaghit edhe në edicionin 2023/24.

Gjatë edicionit garues 2022/23 ai bëri 29 paraqitje në ligë, Ligën e Kmapionëve dhe kupa të ndryshme, por ishte në fushë vetëm për 859 minuta. 

Exit mobile version