Kosovare Asllani me përfaqësuesen e Suedisë në futboll ka arritur në çerekfinale të turneut olimpik në “Tokio 2020”.
Suedia të martën triumfoi 2:0 ndaj Zelandës së re, duke përfunduar në pozitën e parë në Grupin G me pikë maksimale, 9 sosh.
Anna Anvegaard (17’) dhe Madelen Janogy (29’) shënuan golat për Suedinë. Asllani në këtë ndeshje u aktivizua në minutën e 85-të.
Suedia në çerekfinale do të përballet me nikoqiren, Japoninë, që përfundoi e treta në Grupin E.
Në çerekfinale nga Grupi G arriti edhe kampionja olimpike SHBA-ja. SHBA-ja barazoi pa gola me Australinë sot. Në çerekfinale do të përballet me Holandën. Dy çiftet tjera çerekfinale janë Kanada – Brazil dhe Britani e Madhe – Australi. / KultPlus