Modelja e njohur Ashley Graham dhe bashkëshorti i saj, Justin Ervin, do të bëhen prindër sërish. Në një postim në Instagram, Ashley e cilësoi shtatzëninë e dytë si një “kapitull të ri”.
“Viti i kaluar ka qenë plot me surpriza të vogla, hidhërime të mëdha, fillime të njohura dhe histori të reja. Unë sapo kam filluar të mësohem dhe të festoj se çfarë do të thotë ky kapitull tjetër për ne.” – shkruan modelja në mbishkrimin e fotos.
Ashley dhe kineasti Justin Ervin u bënë prindër të një djali në janar të vitit 2020. Ata u njohën në vitin 2009 dhe u martuan një vit më vonë.