Në kryeqytet është asgjësuar mall me afat të skaduar në vlerë mbi 11 mijë euro. Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook. Ai ka inkurajuar të gjitha bizneset që të veprojnë kështu.
“Kompanitë e përgjegjshme e largojnë me kohë mallin me afat të skaduar, dhe e ftojnë Inspekcionin në mbikëqyrje të asgjësimit. Kësisoj, sot u asgjësuan mallra ne vlerë mbi 11 mijë euro.Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që nuk takson për një shërbim të tillë, në mënyrë që të inkurajohen të gjitha bizneset që të veprojnë njësoj”, ka shkruar Tahiri në Facebook./UBTNews