UBT News

Asensio nuk preferon Liverpoolin, dëshiron gjigantin italian

Sulmuesi i krahut i Real Madridit, Marco Asensio, ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me gjigantin spanjoll, dhe tani po qarkullojnë spekulime se ai do të largohet këtë verë nga “Santiago Bernabeu”.

Marco Asensio do të preferonte kalimin te gjiganti italian AC Milan, më shumë se te Liverpooli, në qoftë se largohet nga Real Madridi, raporton “Sport”.

Së fundmi, Liverpooli ka qenë i lidhur me një transferim të yllit spanjoll, sidoqoftë Asensio dëshiron që t’i garantohet pozita e startuesit në formacion, gjë kjo të cilën do të mund ta gjente te Milani.

Në sezonin që lamë pas, Asensio bëri 42 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin, duke regjistruar 12 gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version