UBT News

Artistja nga Gaza gërsheton bukurinë me dhimbjen në pikturat e saj

Pikturat me ngjyra të errëta të artistes palestineze Abeer Jebril, tregojnë balerina të lidhura me tela me gjemba, duke kërcyer në shkëmbinj ose duke u përballur me barrikada për të pasqyruar atë që ajo e quan realiteti i “bombës së kurdisur” të grave në Gaza.

Ajo shpreson se portretet e saj do të tërheqin vëmendjen ndaj problemeve sociale dhe politike me të cilat përballen gratë në Gaza, shtëpia e dy milionë njerëzve, e shkatërruar nga luftërat dhe kufizimet ekonomike.

Artistja tha se puna e saj përshkruan gjithashtu kufizimet me të cilat përballen gratë brenda familjes dhe komunitetit në Gaza, një territor tradicionalisht konservator i sunduar nga grupi islamik Hamas, që nga viti 2007. Frymëzuar nga Edgar Degas, një artist impresionist francez, Jebril tha se një balerinë i përshkruan gratë si të bukura, të lira, të fuqishme dhe atletike.

“Arsyeja që zgjodha balerinën është se e shoh atë si një ikonë të bukurisë dhe fuqisë. Prandaj, unë e zgjodha atë për t’u bërë heroina e veprave të mia”, tha 35 vjeçarja, për Reuters në shtëpinë e saj në Gaza.

Një pikturë përshkruan një balerinë që po shkel mbi gurë ndërsa një grua e tretë e mbështjell trupin e saj rreth një granate. Ajo tha se pikturat e saj hedhin dritë mbi mënyrën se si “gratë vuajnë nga dominimi i burrave dhe paaftësia për të thënë një fjalë për çështjet që kanë rëndësi”.

Portretet e saj, janë ekspozuar në galeritë në disa vende evropiane dhe arabe./klankosova.tv

Exit mobile version