Piktori dhjetë vjeçar, Andres Valencia, është bërë sensacioni i Javës së Artit në Miami duke u shitur vepra yjeve që përfshijnë Sofia Vergaran, boksierin Ryan Garcia dhe madje edhe “Ujkun e Wall Street” Jordan Belfort, përcjell UBT News.
Andres, nga San Diego me sa duket kishte parë një film për Jean-Michel Basquiat dhe i kishte thënë babait të tij: “Unë mund ta bëj këtë”.
Kështu që babai i tij, avokati Guadalupe Valencia, i bleu kanavacë në shkallë të gjerë gjatë pandemisë.
E rezultati është se puna e tij tani po shfaqet në stendën e Chase Contemporary në Art Miami.
Një burim i Art Miami tregoi se Sofia Vergara, Jordan Belfort dhe Ryan Garcia kishin blerë 10 piktura nga Andres Valencia.
Në studio për të parë nga afër veprat e tij kishte shkuar edhe ylli i njohur, Channing Tatum.
Andres është autodidakt, pasi ka krijuar pikturën e tij të parë në moshën 4 vjeçare dhe vazhdon të jetë i frymëzuar nga kubizmi.
Koleksioni i tij tashmë ka një ofertë nga një koleksionist me bazë në Nju Jork, sipas Nick Korniloff, drejtori i Art Miami. “Ne punojmë me artistë të rinj gjatë gjithë kohës, por ky është i veçantë”, tha ai.
Disa nga të ardhurat e shitjeve do të shkojnë për Fondacionin Perry J. Cohen, i quajtur për hir të djalit të Korniloff, Perry, i cili humbi tragjikisht në det në moshën 14-vjeçare në vitin 2015./UBTNews/