UBT News

Artistë ndërkombëtar pjesë e koncertit 24-orësh – Synojnë mbledhjen e fondeve për lehtësimin e urisë dhe dhurimin e vaksinave anti-Covid

Lorde, Billie Eilish dhe shumë të tjerë do të mbledhen për të interpretuar në koncertin 24-orësh që synon përfitime për të lehtësuar gjendjen e shkaktuar nga Covid-19.

Koncerti Global Citizen do të shfaqë gjithashtu performanca nga BTS, Christine and the Queens, Doja Cat dhe Lizzo.

Drejtuar nga organizata bamirëse anti-varfëri Global Citizen, eventi Global Citizen Live do të shfaqë shfaqje nga New York, Paris, London, Los Angeles, Lagos, Sydney, Rio de Janeiro dhe Seul, duke mbledhur para për të përfituar, në të gjithë botën për rigjenerimin gjendjes që ka shkaktuar koronavirusi.

BTS, Christine and the Queens, The Weeknd, Lizzo, Ed Sheeran, Burna Boy, Demi Lovato, Green Day, Metallica, Tiwa Savage, Shawn Mendes dhe Usher janë gjithashtu ndër artistët që do të interpretojnë, me ngjarjen që do të transmetohet drejtpërdrejt në BBC, YouTube, Twitter dhe disa platforma të tjera.

“Covid-19 ka përmbysur në mënyrë drastike progresin drejt arritjes së Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, duke shtyrë lart 160 milion njerëz përsëri në varfëri ekstreme”, thotë shefi ekzekutiv i Global Citizen Hugh Evans, duke njoftuar ngjarjen. “Tani ka më shumë se 40 milion njerëz në prag të urisë”.

“Përparimi mbi ndryshimin e klimës është ndalur”, shton ai, “ndërsa shumica e Fortune 500 nuk arrijnë të vendosin synime të reduktimit të karbonit të bazuara në shkencë. Ne duhet të korrigjojmë dëmin e bërë dhe të kërkojmë përgjegjësi nga udhëheqësit botërorë dhe bizneset për të siguruar që e gjithë bota të rimëkëmbet së bashku nga kjo pandemi”.

Global Citizen më parë kishte partneritet me Billie Eilish për të siguruar bileta falas për fansat që luftonin ndryshimin e klimës, ndërsa Lady Gaga bashkëpunoi me organizatën për të ndihmuar në mbledhjen e 35 milion dollarëve përmes koncertit të saj One World: Together at Home në vitin 2020./UBTNews

Exit mobile version