Një ilustrim origjinal me bojëra uji është bërë artikulli më i vlefshëm i Harry Potter i shitur ndonjëherë – duke arritur në 1.9 milion dollarë (1.5 milion £) në ankand në SHBA.
Vepra artistike për edicionin e parë të Harry Potter dhe Philosopher’s Stone u shit për më shumë se tri herë më shumë se çmimi i pritur.
Ai u hodh në ankand për herë të parë në vitin 2001, përpara se të përfundonte seria e librave, për 85,750 £ (rreth 108 mijë dollarë me kursin aktual të këmbimit).
“Ky është me të vërtetë vizualizimi i parë i Harry-t dhe botës së magjistarëve”, tha Kalika Sands nga shtëpia e ankandeve Sotheby./UBTNews/