Premier Liga ka vazhduar me ndarjen e çmimit për trajnerin dhe lojtarin më të mirë të muajit, ku të dy çmimet kësaj radhe shkojnë te lideri aktual, Arsenali.
Mikel Arteta është shpallur trajneri më i mirë i muajit mars në Premier Ligë, pasi që e udhëhoqi Arsenalin drejt një bilanci perfekt të rezultateve (4 ndeshje, 4 fitore).
Arteta e ka ndihmuar Arsenalin që të thellojë diferencën e pikëve si lider i tabelës, tetë pikë më shumë se Manchester City në vendin e dytë.
Në garën për këtë çmim, Arteta mposhti kolegët e tij si Roberto De Zerbi, Unai Emery dhe Pep Guardiolan.
Ndërkaq, çmimin për lojtarin më të mirë të muajit mars e morri Bukayo Saka. Ylli anglez regjistroi tre gola dhe dy asistime në katër paraqitje, duke e ndihmuar Arsenalin ta fitojë çdo ndeshje të muajit mars.
Në garën për këtë çmim, Saka mposhti Alexander Isak, Alexis Mac Allister, Tyrone Mings, Mohamed Salah dhe Leandro Trossard.