UBT News

Art përmes bananes

Artistët modernë i përdorin të gjitha llojet e sipërfaqeve ose kanavacët. Ju keni parë vizatime në rërë, skulptura dhe forma të tjera. Por Anna Chojnicka do t’ju shokojë, ajo e shpreh artin përmes lëvoreve të bananes.

Ajo nuk përdorë bojë apo ngjyra. Në vend të kësaj, ajo e përdor një metodë unike e quajtur “mavijosje”, që i lejon asaj të ndryshojë ngjyrën e një lëvore bananeje dhe të krijojë imazhe duke përdorur vetëm kontrast midis sipërfaqes së mavijosur dhe të pa mavijosur.

Gjithçka filloi në mars të vitit 2020, kur asaj iu desh të qëndronte në shtëpi për shkak të sëmundjes. Një ditë pas drekës ajo mori një pirun dhe filloi të linte shenja në banane. Ajo vuri re se sa më gjatë që e linte, aq më shumë errësohej lëvorja e bananes. Anna e kuptoi që duke mavijosur lëvoren mund të bënte art.

“Inspirohem nga çdo gjë. Idea të reja më vijnë në mendje çdo ditë. Inspirohem nga njerëzit, vendet, muzika, dhe madje kam krijuar art nga Amy Winehouse, Bob Marley, Mulatu Astatke dhe David Bowie”, deklaroi ajo./UBTNews

Exit mobile version