UBT News

Arsyet pse ndiheni të lodhur

Ka shumë arsye pse mund të ndiheni të plogësht gjatë gjithë ditës edhe nëse jeni duke fjetur mjaftueshëm. Mund të jetë një gjendje e quajtur sindroma e lodhjes kronike. Por mund të nënkuptojë gjithashtu diçka më pak të rëndë, që mund të parandalohet lehtësisht duke adoptuar zakone më të shëndetshme. Për shembull, duke ndryshuar dietën tuaj ose thjesht duke pirë më shumë ujë.

1. Nuk po hani siç duhet

Karbohidratet e rafinuara mund të jenë një burim i shpejtë energjie. Kur hani diçka si drithëra për mëngjes, biskota, makarona ose pica, karbohidratet e rafinuara në to shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak dhe ju ndiheni më energjik. Megjithatë, kur nivelet e sheqerit në gjak bien, do të filloni të ndiheni sërish të lodhur. Dhe nëse vazhdoni të hani ushqime që përmbajnë karbohidrate të rafinuara, do të përfundoni të ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës.

Mundohuni të hani më pak sheqer dhe karbohidrate të përpunuara dhe zëvendësoni ato me ushqime të pasura me fibra, si tërshëra, thjerrëzat dhe perimet.

2.S’jeni aktiv mjaftueshëm

Ju mund të mendoni se nëse ktheheni në shtëpi të lodhur pas punës, shtrirja në divan mund t’ju ndihmojë të kurseni energji dhe t’ju bëjë të ndiheni pak më energjik. Është e rëndësishme të bëni të paktën disa ushtrime disa herë në javë dhe kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të lodhur gjatë gjithë kohës. Një studim i vitit 2008 tregoi se të rinjtë që bënin vetëm 20 minuta ushtrime me intensitet të ulët 3 herë në javë, kishin nivele më të larta energjie dhe nivele më të ulëta të lodhjes.

3.Nuk po bëni gjumë cilësor

Ju mund të ndiheni të lodhur edhe pas 7-9 orëve gjumë. Kjo është për shkak se cilësia e gjumit tuaj është po aq e rëndësishme. Mundohuni të bëni një orar të gjumit.

4.S’po pini mjaftueshëm ujë

Nëse nuk zëvendësoni ujin që trupi juaj humbet si rezultat i reaksioneve të tij biokimike, do të dehidratoheni. Kjo mund të çojë në nivele më të ulëta të energjisë dhe ta bëjë të vështirë përqendrimin. Një studim tregoi se burrat që pinin ujë për të zëvendësuar atë që kishin humbur gjatë stërvitjes në një rutine ndiheshin më pak të lodhur sesa kur nuk pinin ujë./UBTNews

Exit mobile version