UBT News

Arsyet pse disa vende e kanë ndaluar Bitcoin-in dhe kriptovalutat e tjera

Bitcoin ka qenë i diskutueshëm që nga fillimi i tij në 2009, ashtu si edhe kriptovalutat e mëvonshme që pasuan pas tij, përcjell UBT News.

Ndërsa kritikohet për paqëndrueshmërinë e tij dhe përdorimin e tepruar të energjisë elektrike, Bitcoin po shihet nga disa si një “port” i sigurt gjatë problemeve ekonomike. Megjithatë, statusi ligjor i Bitcoin dhe kriptomonedhave tjera ndryshon nga vendi në vend.

Disa vende kanë vendosur kufizime në mënyrën se si mund të përdoret Bitcoin, të tjerat e kanë ndaluar përdorimin e tij dhe kriptomonedhave me gjoba të rënda.

Këto janë vendet që kanë një marrëdhënie veçanërisht të tensionuar me Bitcoin dhe dhe kriptovaluta të tjera:

Algjeria aktualisht ndalon përdorimin e kriptomonedhës pas miratimit të një ligji financiar në vitin 2018 që e bëri të paligjshme blerjen, shitjen, përdorimin ose mbajtjen e valutave virtuale.

Bolivia e ka ndaluar plotësisht përdorimin e Bitcoin që nga viti 2014. Banka Qendrore e vendit nxori një rezolutë që e ndalon atë dhe çdo monedhë tjetër që nuk rregullohet nga një vend apo zonë ekonomike.

Kina ka goditur kriptovalutat me intensitet të lartë gjatë vitit 2021. Zyrtarët kinezë kanë lëshuar vazhdimisht paralajmërime për njerëzit e saj që të qëndrojnë larg tregut të aseteve dixhitale.

Përpjekjet për të minuar Bitcoin -që është një monedhë jashtë kontrollit të qeverive dhe institucioneve- shihen si një përpjekje nga autoritetet kineze për të nxjerrë në qarkullim monedhën e tyre elektronike.

Kolumbia nuk lejon institucionet financiare të lehtësojnë transaksionet me Bitcoin. Superintendencia Financiera paralajmëroi institucionet financiare në vitin 2014 se ata nuk mund të “mbrojnë, investojnë, ndërmjetësojnë ose menaxhojnë operacionet e parave virtuale”.

Egjipti nxori një dekret fetar në vitin 2018, duke i klasifikuar transaksionet e Bitcoin si “haram”, diçka e ndaluar sipas ligjit islamik. Ligjet bankare të Egjiptit u shtrënguan në shtator të vitit të kaluar për të parandaluar tregtimin ose promovimin e kriptove pa licencë të Bankës Qendrore.

Indonezia nxori rregullore të reja që ndalojnë përdorimin e kriptomonedhave, duke përfshirë Bitcoin, si një mjet pagese nga 1 janari 2018.

Irani është kthyer në praktikën fitimprurëse të nxjerrjes së Bitcoin për të financuar importet.

Ndërsa Banka Qendrore ndalon tregtimin e kriptomonedhave të nxjerra jashtë shtetit, ajo ka inkurajuar minierat e Bitcoin në vend me stimuj. Rreth 4.5 për qind e minierave të Bitcoin në botë ndodhin në Iran, i cili, që sipas Elliptic, mund të përbëjë të ardhura mbi 1 miliardë dollarë ose 843 milionë euro.

Në mënyrë që industria e kriptove të lulëzojë, Irani u ka ofruar minatorëve të licencuar energji të lirë, por kërkon që të gjitha kriptot e nxjerra t’i shiten Bankës Qendrore. Megjithatë, minierat e palicencuara nxjerrin më shumë se 2 GW nga rrjeti kombëtar çdo ditë, duke shkaktuar mungesë të energjisë, transmeton UBT News.

India po bëhet gjithnjë e më armiqësore ndaj kriptomonedhave. Më 23 nëntor, qeveria njoftoi synimin e saj për të prezantuar një projekt-ligj të ri në parlamentin indian i cili do të krijonte një monedhë të re dixhitale të mbështetur nga banka qendrore, si dhe do të ndalonte pothuajse të gjitha kriptovalutat, duke përfshirë Bitcoin dhe Ethereum.

Iraku pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të bllokuar përdorimin e tyre, kriptovalutat po bëhen gjithnjë e më të njohura në vend. Banka Qendrore e vendit ka qenë veçanërisht armiqësore, më 2017 duke ndaluar përdorimin e tyre, e cila është ende në fuqi. Gjithashtu në fillim të vitit 2021, Ministria e Brendshme e qeverisë rajonale të Kurdistanit lëshoi ​​udhëzime për të ndaluar ndërmjetësimet e parave dhe shkëmbimet me kriptovaluta.

Nepali e shpalli Bitcoin të paligjshëm që nga gushti i vitit 2017.

Maqedonia e Veriut është i vetmi vend evropian deri më tani që ka një ndalim zyrtar të kriptomonedhave, si Bitcoin, Ethereum dhe të tjera.

Rusia miratoi ligjet e saj të para për rregullimin e kriptove në korrik të vitit 2020, ku e caktoi kriptomonedhën si pronë që i nënshtrohet taksave.

Ligji, i cili hyri në fuqi në janar të këtij viti, ndalon gjithashtu nëpunësit civilë rusë të zotërojnë çdo aset kripto.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka lidhur vazhdimisht kriptomonedhën me aktivitetin kriminal.

Turqia më 16 prill të këtij viti nxori një rregullore që ndalonte përdorimin e kriptomonedhave duke përfshirë Bitcoin për të paguar mallra dhe shërbime.

Vietnami ka deklaruar se emetimi, furnizimi dhe përdorimi i Bitcoin dhe kriptove të tjera janë të paligjshme si një mjet pagese dhe janë subjekt i dënimit me gjoba që variojnë nga 150 milion VND (5,600 €) deri në 200 milion VND (7,445 €).

Megjithatë, qeveria nuk e ndalon tregtimin e Bitcoin ose mbajtjen e tyre si asete./UBTNews/

Exit mobile version