UBT News

Arsyeja pse Barcelona nuk e shkarkon dot trajnerin Koeman

Humbja e dytë e Barcelonës në Champions thellon krizën në klubin katalanas dhe e vendos me shpatulla pas muri Presidentin Joan Laporta. Kreu i klubit e ka humbur besimin te trajneri Ronald Koeman, por shuma që duhet t’i paguajë holandezit për prishjen e kontratës është tepër e lartë.

Sipas “El Pais”, Koeman do të përfitojë 12 milionë euro nëse shkarkohet, një shifër e papërballueshme në këto momente nga Barcelona.

Laporta shpresonte në rezultate të mira sportive që do të sillnin të ardhura për klubin, nëpërmjet marrëveshjeve me sponsorë të rinj. Por, rezultatet negative nuk po i ndihmojnë aspak arkat e boshatisura. E vetmja shpresë për momentin është që lojtarët e dëmtuar të kthehen sa më shpejt dhe ekipi të rrisë nivelin.

Por, dy humbjet në Champions me të njëjtin rezultat, 3-0 ndaj Bayern dhe Benfica, bëjnë që Koeman të rrezikojë seriozisht stolin. Në ditët e ardhshme pritet që drejtuesit të mblidhen dhe të vendosin për një prishje kontrate me marrëveshje, me Koeman që mund të pranojë të largohet për 6 milionë euro dhe jo 12.

Kandidatët për zëvendësimin e Ronald Koeman janë Xavi, Andrea Pirlo, Roberto Martinez dhe Gallardo.

Exit mobile version