Siç raportohet nga shumë media spanjolle, klubi londinez Arsenal është shumë pranë transferimit të ish-sulmuesit të Chelseat, Alvaro Morata.
Ndërkaq, “football.london” bën të ditur që Arsenali është në kërkim të një sulmuesi, ku në listën e ngushtë të preferuarve gjenden Gabriel Jesus dhe Tammy Abraham.
Sidoqoftë, “Sport” tani raporton se “Topçinjtë” janë duke kërkuar me çdo kusht nënshkrimin me yllin e Atletico Madridit, Alvaro Morata.
Spekulohet se Arsenali veçse ka bërë një ofertë në regjionin e 30 milionë eurove për ish-sulmuesin e Chelseat, dhe thuhet se është shumë pranë që të siguroj shërbimet e spanjollit.
Në sezonin që tanimë ka përfunduar, Morata ishte pjesë e Juventusit në huazim nga Atletico Madridi, ku në 48 paraqitje në të gjitha garat për “Zonjën e Vjetër” ka regjistruar 12 gola dhe nëntë asistime mbi emrin e tij.