UBT News

Arsenali provon të nënshkruajë me portierin që është i dënuar për substanca të ndaluara

Arsenal po lidhet me një transferim të portierit të Ajaxit Andre Andrea.

Reprezentuesi i Kamerunit u ndalua nga të luajturit futboll për 12 muaj në muajin shkurt pasi iu zbulua një substancë e ndalura në trupin e tij.

25-vjeçari nuk është pajtuar me këtë vendim dhe e ka apeluar atë në instanca më të larta.

Por, përkundër çështjes e cila është në vazhdim, “The Telegraph” raporton se Arsenali është shumë i interesuar të nënshkruajë Onanan këtë verë.

Kontrata e tij me Ajaxin skadon verën e ardhshme dhe ai mund të jetë në dispozicion për 7 milionë euro ose më pak në varësi të rezultatit të apelit të tij.

Exit mobile version