Arsenal po lidhet me një transferim të portierit të Ajaxit Andre Andrea.
Reprezentuesi i Kamerunit u ndalua nga të luajturit futboll për 12 muaj në muajin shkurt pasi iu zbulua një substancë e ndalura në trupin e tij.
25-vjeçari nuk është pajtuar me këtë vendim dhe e ka apeluar atë në instanca më të larta.
Por, përkundër çështjes e cila është në vazhdim, “The Telegraph” raporton se Arsenali është shumë i interesuar të nënshkruajë Onanan këtë verë.
Kontrata e tij me Ajaxin skadon verën e ardhshme dhe ai mund të jetë në dispozicion për 7 milionë euro ose më pak në varësi të rezultatit të apelit të tij.