Arsenali mund të mbetet shumë i zhgënjyer në përpjekjet e tyre për të transferuar sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic, pasi raportohet se lojtari është i interesuar t’i bashkohet Juventusit, raporton “Gazzetta dello Sport”.
“Topçinjtë” kanë prezantuar një ofertë për 21-vjeçarin, por ai po kërkon të qëndrojë në Itali për të provuar një sfidë të re.
Vlahovic është golashënuesi më i mirë në Serie-A deri më tani dhe ka zgjuar interesim të madh nga klubet më të mëdha evropiane.