UBT News

Arsenali kundër Slavia Prague, Manchester United mysafir të Granadas, konfirmohet shorti në Ligën e Evropës

Pas shortit të Ligës së Kampionëve në kuadër të çerekfinales, ka përfunduar edhe shorti i Ligës së Evropës, ku do kemi disa përballje tejet interesante.

Skuadrat si Manchester United, Dinamo Zagreb, Arsenal, Granada, Ajax, Slavia Prague, Roma dhe Villarreal arritën që të siguronin biletën për në çerekfinale të kësaj gare.

Me përballjet e konfirmuara pas hedhjes së shortit, Arsenal do të pres në shtëpi skuadrën çeke Slavia Prague, Manchester United është mysafir i Granadas, Ajax do të zhvillojë ndeshje me Romën dhe Dinamo Zagreb do të luaj si vendas kundër Villarreal-it.

Shortin e konfirmuar nga Liga e Evropës për çerekfinale e gjeni më poshtë:

Granada – Manchester United

Arsenal – Slavia Prague

Ajax – AS Roma

Dinamo Zagreb – Villarreal

Exit mobile version