UBT News

Arsenali kërkon t’u rikthehet fitoreve, e pret Chelsean në ”Emirates”

Vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, kundrejt tri barazimeve dhe një humbjeje është bilanci aspak pozitiv i Arsenalit në Premier Ligë, derisa kurorëzimi me titullin e kampionit tashmë duke shumë më i vështirë, sidomos pas humbjes në derbi kundër Manchester Cityt.

Skuadra e Pep Guardiolas ka marr kryesimin e tabelës me 76 pikë, një më shumë se Arsenali, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, përcjellë KosovaPress.

Chelsea nga ana tjetër është në krizë të thellë të rezultateve, seri të cilën nuk po arrinë ta përmirësojë as Frank Lampard që mori përkohësisht drejtimin e skuadrës.

Elneny, Saliba dhe Tomiasu janë mungesat e Mikel Artetas në këtë ballafaqim, kurse te Chelsea mungojnë Cucurella, Broja, James, Koulibaly dhe Mason Mount.

Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme”

Arsenal (4-3-3): Ramsdale; Ben White, Holding, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Partey, Xhaka; Saka, Trossard, Martinelli

Chelsea (4-3-3): Kepa; Chalobah, Fofana, Silva, Chilwell; Kante, Fernandez Kovacic; Sterling, Aubameyang, Mudryk

Exit mobile version