Arsenali ka vendosur ta qesë në shitje portierin Bernd Leno në afatin e ardhshëm kalimtar të futbollistëve.
Leno e humbi vendin si portieri i parë, menjëherë pasi Arsenali e bleu Aaron Ramsdale nga Sheffield Unitedi gjatë verës së këtij viti.
Portieri 23-vjeçar ishte titullar para Lenos në fitoret e Arsenalit kundër Norwich City dhe ndaj Burnley së fundmi.
Sipas mediave angleze, topçinjtë dëshirojnë t’i ndajnë rrugët me portierin gjerman gjatë afatit kalimtar të dimrit në janar.
Leno i ishte bashkuar klubit londinez nga Bayer Leverkuseni për rreth 25 milionë euro në verën e vitit 2018.