UBT News

Arsenali e do me çdo kusht Locatellin

“Topçinjtë” do të garojnë kokë për kokë me Juventusin, por janë klubi i vetëm që kanë bërë ofertë deri tani.

Klubi londinez ka bërë ofertë zyrtare për yllin e Sassuolos Manuel Locatelli, ka raportuar presidenti i klubit Giovanni Carnevali.

Arsenali e do me çdo kusht transferimin e Locatellin, ku ky i fundit ka treguar paraqitje të mira në Euro 2020 dhe Serie A sezonin e kaluar, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, edhe gjiganti italian Juventusi ka shprehur interesim serioz në shërbimet e mesfushorit, dhe do të fillojnë bisedimet me Sassuolon, rreth mundësisë së arritjes së marrëveshjes.

“Arsenali ka bërë një ofertë zyrtare për Locatellin. Ata janë seriozisht të interesuar për të nënshkruar me Manuel, dhe është një ofertë tejet e mirë nga ta. Do të shohim se çdo bëjmë”, tha Carnevali për “Sky Sport”.

“Juventusi gjithashtu e dëshiron Locatellin, dhe kemi një lidhje tejet të mirë me ta. E kemi paraparë një mbledhje me Juven. Po mundohemi ta lëmë të qetë Locatellin, nuk kam biseduar me të ose me agjentët e tij. Mund të mendojmë për të ardhmen e tij, por mbi të gjitha, duhet të kujdesemi për të tashmen, dhe ajo është suksesi me Italinë në Euro”, shtoi presidenti i Sassuolos.

Locatelli ka bërë 34 paraqitje në Serie A duke regjistruar katër gola dhe tre asistime, ndërsa për Kombëtaren e Italisë në Euro 2020, në tre ndeshje ka shënuar dy gola.

Exit mobile version