Houssem Aouar vazhdon të jetë në listën e Arsenalit tani e dy vite.
Gjiganti anglez që nga vera e vitit 2019 është duke kërkuar transferimin e francezit, por që deri më tani nuk kanë bindur Lyonin ta shesin lojtarin.
Daily Mail ka shkruar se Arsenali ka bërë një tjetër përpjekje për ta transferuar Aouarin në Londër.
Topçinjtë kanë dërguar ofertë zyrtare prej 25 milionë eurove plus bonuse në drejtim të Lyonit për yllin e ri francez.
Gjithsesi kjo ofertë është konsideruar si e ulët nga Lyon, pasi klubi francez pretendon të fitojë mbi 40 milionë euro nga shitja e Aouarit.
Gjithnjë sipas mediumit anglez, Arsenali ka arritur marrëveshje personale me lojtarin që do të fitojë një pagë prej gjashtë milionë eurove në sezon.
Tani i mbetet dy klubeve që të gjejnë marrëveshje për çmimin e lojtarit.
22-vjeçari ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023, derisa edicionin që sapo lam pas ka shënuar tetë gola e ka asistuar në katër të tjerë në 33 ndeshje të zhvilluara.