UBT News

Arsenali arrin marrëveshje për Bruno Guimaraes, transferimi kap vlerën e 87.5 milionë eurove

Arsenali ka siguruar një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar, duke arritur marrëveshje me Newcastle United për transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes.

Sipas raportimit të Sky Sports, kampioni në fuqi i Anglisë do të paguajë 75 milionë funte (rreth 87.5 milionë euro) për kartonin e 28-vjeçarit. Guimaraes tashmë ka marrë leje nga Newcastle për të udhëtuar drejt Londrës, ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para zyrtarizimit të transferimit.

Kapiteni i deritashëm i Newcastle ishte pjesë e klubit anglez që nga viti 2022, ku u shndërrua në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Para aventurës në Premier League, ai luajti për Lyonin në Francë, ndërsa karrierën e nisi në Brazil me Athletico Paranaense dhe Audax.

Guimaraes është gjithashtu një emër i rëndësishëm në Kombëtaren e Brazilit, me 48 paraqitje të regjistruara deri më tani.

Mesfushori pritet të ketë një rol kyç në skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta, ndërsa Arsenali synon të mbrojë titullin e kampionit në sezonin e ri të Premier League.

D.L

Exit mobile version