UBT News

Arsenal rivalizon Tottenhamin për transferimin e Eze

Arsenali ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë deri në 67.5 milionë funte për Eberechi Eze dhe duket se është gati ta shfrytëzojë në mënyrë sensacionale transferimin e sulmuesit anglez nga Tottenham.

Kuptohet që skuadra e Mikel Artetas iu afrua Crystal Palace për Eze pasi Kai Havertz pësoi një dëmtim në gju gjatë fitores së Arsenalit kundër Manchester United të dielën, shkruan TheGuardian, transmeton KosovaPress.

Arsenali po vazhdon të vlerësojë dëmtimin, ka frikë se sulmuesi gjerman mund të mungojë për një periudhë të zgjatur, edhe nëse indikacionet e para tregojnë se nuk është serioz. Por, pasiguria e shtyu Arsenalin të përshpejtonte interesin e tyre për Eze, me burime që tregojnë se kanë mbetur në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e 27-vjeçarit gjatë gjithë verës.

Tottenham dukej në pozicionin e favorshëm për ta transferuar atë pasi rriti interesin e tyre gjatë fundjavës dhe besohet se ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë afër klauzolës së tij të lirimit prej 68 milionë funtesh, e cila skadoi javën e kaluar.

Me Artetën e etur për të shtuar përforcimet e tij sulmuese ndërsa përpiqen të bëhen kampionë për herë të parë që nga 2004, kuptohet se drejtori sportiv, Andrea Berta, dhe nënkryetari, Tim Lewis, kontaktuan Palace të mërkurën për të larguar rivalët e tyre të Londrës veriore.

Exit mobile version