UBT News

Arsenal pranë marrëveshjes me Rekik

Klubi londinez Arsenal është shumë pranë të arrijë një marrëveshje me mbrojtësin e Hertha Berlin, Omar Rekik, raporton “football.london”.

“Topçinjtë” do ta blejnë kartonin e 19-vjeçarit, dhe më pas do të dërgohet përsëri në Gjermani në formë huazimi, për tu zhvilluar si lojtarë profesionistë.

Rekik ka bërë tetë paraqitje në Bundesliga këtë edicion, ku edhe ka regjistruar një gol dhe një asistim për skuadrën e Hertha Berlinit. 

Exit mobile version