Arsenali është në kërkim të një sulmuesi të ri për edicionin e ardhshëm dhe së fundmi në listën e tyre janë shtuar dy emra të rinj.
Bëhet fjalë për Victor Osimhen si një nga opsionet e para, për të cilin ka interes Chelsea, Manchester United dhe PSG dhe Evan Ferguson.
Evan Ferguson aktivizohet te Brigton këtë sezon ku është një nga pikat e forta të skuadrës angleze. Në total Ferguson deri më tani numëron 31 ndeshje të luajtura, ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar dy asiste.
Mikel Arteta beson se talenti irlandez mund të shpërthejë në të ardhmen dhe të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në botë.
Megjithatë përveç “The Gunners”, për shërbimet e 19-vjeçarit në garë është edhe Manchester United./UBTNews/