Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka bërë të ditur se ka arritur në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar.
Rama ka publikuar një fotografi të skuadrës, siç ka shkruar, pak minuta përpara zbritjes në terren.
Qeveria shqiptare dje i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë, pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që ka shkaktuar mijëra viktima.