UBT News

Arrihet marrëveshja për fillimin e rinovimit të stadiumit “Camp Nou”

Është arritur marrëveshja për fillimin e punimeve në rikonstrukturimin e stadiumi “Camp Nou” që do të nis sa të përfundoj edicioni garues 2021/22.

Këshilli Bashkiak i Barcelonës ka dhënë licencën për të filluar punën menjëherë pas përfundimit të sezonit, duke u fokusuar në nivelin e parë dhe të dytë, teknologjinë, mjedisin e stadiumit dhe urbanizimin e jashtëm.

Kryetarja e Barcelonës, Ada Colau dhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dolën në konferencë për media në Bashkinë e Barcelonës menjëherë pasi Komisioni Drejtues i Këshillit Bashkiak kishte miratuar dhënien e një leje për ristrukturimin e stadiumit.

Punimet e rinovimit në “Camp Nou”, epiqendra e projektit Espai Barça, do të nisin këtë qershor, sapo të ketë përfunduar sezoni futbollistik dhe në përputhje me lejen e ndërtimit të miratuar mëngjesin e se enjtes.

Puna do të fokusohet në nivelin e parë dhe të dytë, aspektet teknologjike, rrethinat e stadiumit dhe urbanizimin e jashtëm. Veprimet brenda “Camp Nou” do të përfshijnë prishjen e strukturës shtesë në zonën jugore ku ishte vendosur Qendra Mjekësore, punë restauruese, anti-karbonim dhe hidroizolim të tribunave, si dhe përfundime strukturore dhe përmirësimin dhe rinovimin e sistemeve të ritransmetimit.

Në aspektin teknologjik, plani është instalimi i lidhjeve të reja të telekomunikacionit, zhvendosja e qendrës së përpunimit të të dhënave, krijimi i një dhome teknike për monitorimin e infrastrukturës së brendshme të telekomunikacionit dhe instalimi i objekteve të reja për Kompleksin e TV-së, për parkimin e njësive të lëvizshme televizive etj.

Do të ketë gjithashtu veprime rreth stadiumit, duke përfshirë punën në parkimin e makinave të Zonës Laterale, ndërtimin e zonës së re të magazinimit qendror inteligjent, një hapësirë eksperimentale për informimin e anëtarëve dhe marketingun e projektit, si dhe transplantimin dhe kondicionimin e pemëve.

Exit mobile version