Operacioni për Benjamin Pavard ka përfunduar më në fund siç e prisnim të gjithë. Mbrojtësi i Bayern Munichut do të jetë një lojtar i ri i Interit.
Sipas “Sky Sport”, negociatat me bavarezët janë mbyllur në fakt në këto minuta. Francezi do t’i bashkohet “Nerazzurrëve” për 30 milionë euro plus 2 bonuse.
Lojtari tashmë do të udhëtojë sot drejt Milanos dhe nesër do t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të nënshkruajë me kontratën me Interin.