UBT News

Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Lautaros

Lautaro Martinez ka arritur marrëveshje me Interin dhe pritet ta nënshkruajë ujdinë e re menjëherë pas ndeshjeve të kombëtarëve këtë muaj.

Besohet se Lautaro do t’i fitojë 6 milionë euro në vit, pa përfshirë bonuset, në marrëveshjen e re të cilën do ta nënshkruajë sapo të kthehet në klub nga kombëtarja.

24-vjeçari, i cili iu bashkua Interit nga Racing Club, pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025.

Exit mobile version