Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier dhe i biri i tij janë arrestuar sot nga policia franceze nën akuzat për abuzim racor te ish-klubi i tij, Nice, dhe lajmin e ka konfirmuar prokurori Xavier Bonhomme.
Galtier dhe i biri i tij, John Valovic-Galtier, janë në mbajtje ku edhe do të intervistohen sot.
Galtier, i cili është shumë pranë largimit nga PSG por ende nën kontratë me kampionin francez, i ka mohuar akuzat që ai ka bërë komente raciste dhe kundër islamit gjatë kohës sa ishte trajner i klubit francez, Nice.
“RMC Sport” dhe media të tjera franceze publikuan një email nga Julien Fournier (ish-drejtor sportiv te Nice), në të cilin ai akuzoi Galtier që kishte thënë se ka shumë lojtarë me ngjyrë dhe myslimanë në skuadër.