Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në pikën kufitare në Merdarë, nën dyshimin se pas një kontrolli në veturën e tij janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer mbrapsht në drejtim të Serbisë.
“Raportohet se në hyrje nga Serbia është ndaluar për kontroll vetura me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës. Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
