Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Balincë të Malishevës, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, rreth orës 22:50.
Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit pistoletë, 75 copë fishekë dhe një gëzhojë. Sipas raportit të policisë, i dyshuari posedonte leje për mbajtjen e kësaj arme, por përdorimi i saj pa autorizim përbën shkelje ligjore.
Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt nën dyshimet për posedim ilegal dhe përdorim të armës./E.A/
