UBT News

Arrestohet një person në Gjakovë nën dyshimin për sulm seksual

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për sulm seksual në qytetin e Gjakovës.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, rreth orës 19:00.

Lidhur me këtë incident, policia bën me dije se është arrestuar burri i dyshuar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën grua kosovare.

Pas denoncimit të rastit, hetuesit policorë kanë intervistuar viktimën, ndërsa ndaj të dyshuarit janë marrë masa të menjëhershme ligjore.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë si “Sulm seksual”.

 

Exit mobile version