UBT News

Arrestohet një person në Ferizaj, policia i sekuestron armë dhe fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Gjatë një kontrolli rutinë të ushtruar rreth orës 17:05, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar tek i dyshuari një armë zjarri të llojit revole dhe 15 fishekë.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit dhe ai është dërguar në qendrën e mbajtjes për procedime të mëtejshme ligjore.

Exit mobile version