UBT News

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një grabitje të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në rrugën “Qamëria” në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja kishte ndodhur më 20 dhjetor 2025, rreth orës 03:30, ku persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e viktimës dhe kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, stoli ari si dhe një telefon mobil.

Pas hetimeve intensive të Sektorit Rajonal për Hetime, më 6 gusht 2026 është arritur identifikimi dhe arrestimi i njërit prej të dyshuarve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. /E.A/

Exit mobile version