UBT News

Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari 52 vjeçar mban inicialet B.B dhe është arrestuar në rrugën “Faruk Beqiri”.

Sipas Policisë, arrestimi është bërë rreth orës 03:00 derisa një patrulluese në një pikë kontrolli ka ndaluar veturën me targa vendore e cila drejtohej nga i dyshuari.

Gjatë kontrollit, të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar një armë me 15 fishekë, një shufër metali, një palë dorëza, një kapelë maskë e zezë dhe një mjet i mprehtë.

“Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.B., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Exit mobile version